Kryetari i Kamenicës: Janë shëruar shtatë persona që ishin të prekur me Covid-19

Aktuale

Kryetari i Kamenicës: Janë shëruar shtatë persona që ishin të prekur me Covid-19

Më: 30 prill 2020 Në ora: 23:21
Qëndron Kastrati

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se sot janë shëruar shtatë persona që ishin të prekur me Covid-19 në këtë qytet.

“Numri i të shëruarve ka arritur në 12, ndërkaq që vazhdoni respektoni të gjitha udhëzimet dhe më e rëndësishmja #rriniNshpi”.

“Edhe pak duroni, e pastaj i kthehemi normalitetit”, ka shkruar Kastrati në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat