Abazi: Nuk ia duam të keqen Thaçit, Sveçla duhet të mbrojë sigurinë e tij

Aktuale

Abazi: Nuk ia duam të keqen Thaçit, Sveçla duhet të mbrojë sigurinë e tij

Më: 1 maj 2020 Në ora: 00:23
Albin Kurti

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka komentuar vizitën e presidentit Hashim Thaçi në Shqipëri, i cili nuk e tregoi arsyen e këtij veprimi në kohë pandemie, por tha se ishte “veç për qejf”.

Për këtë Abazi tha se ai duhet të jetë transparent në publikimin e agjendës dhe se Ministria e Punëve të Brendshme duhet ta mbrojë sigurinë e tij.

“Në kohë pandemie kur mbi 45 ditë kemi vendosur masa për kufizim të lëvizjes për qytetarët e vendit, Thaçi thotë se ka shkuar në Shqipëri veç për qejf. Në vend se udhëheqësit e institucionalë të jenë shembull në këtë drejtim, ai me papërgjegjësi thotë shkova për qejf”.

“Presidenti i vendit nuk mund të shkojë për qejf, pa transparencë sepse është president i vendit. Sveçla, që është ministër i Brendshëm në detyrë është i obliguar që të sigurojë presidentin. Nëse i ndodh diçka rrugës, që mos e bëftë Zoti, është në përgjegjësi të institucioneve të rendit. Agjenda zyrtare duhet të jetë transparente. Sigurisht, do të mërzitemi nëse i ndodh diçka sepse është presidenti i Kosovës. Duhet të mbrojtur dhe nuk ia duan të keqen as si person sepse po t’ia donim do të bëheshim edhe ne si ai”.

Të kundërtën e kësaj thotë se Thaçi ia do Vetëvendosjes.

“Deklarata e presidentit që thotë se Vetëvendosje është organizatë kriminale pas asnjë fakt duhet të veprojë prokurori. Me këto deklarata ai i hapi derën që mandej edhe Kadri Veseli të bëjë një krahasim të turpshëm të Sveçlës me Serbinë. Ky është dëm i madh”.

Abazi në Klan Kosova tha se Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë një masë të përkohshme edhe para seancës së të shtunës.

Ndërsa, për dekretimin e të nominuarit të LDK-së për kryeministër, Avdullah Hotim, nga presidenti, Abazi tha se kjo u bë me qëllim të tij për të shantazhuar shtetin dhe i bëri thirrje Gjykatës që të mos bie pre e këtij provimi.

“Është fatkeqësi që 20 vjet pas luftës spektri politik i partive të vjetra vazhdojnë  me mentalitetin kontrabandues në vend. 5 minuta para orës 16:00 dhe  një ditë para ditës së fetës tentojnë ta shantazhojnë shtetin e Kosovës, Gjykatën Kushtetuese dhe gjithë qytetarët”.

“Në njërën anë bëhet dekreti në anën tjetër bëhet kërkesa për seancë të jashtëzakonshme në një situatë kur institucionet janë të fokusua në mbrojtjen e shëndetit. Në vazhdimësi kanë bërë shantazhime, por kulmi është kur qytetarëve tentohet t’iu hidhet hi syve 5 minuta para se të kryhet orari”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat