Deklarata skandaloze, Pacollit i vjen reagimi i ashpër: Shkoi përtej imagjinatës serbe e ruse  

Aktuale

Deklarata skandaloze, Pacollit i vjen reagimi i ashpër: Shkoi përtej imagjinatës serbe e ruse  

Nga: G.B Më: 1 maj 2020 Në ora: 06:56
Behgjet Pacolli

Profesori universitar, Enver Bytyçi e ka quajtur skandaloze deklaratën e deputetit Behgjet Pacolli, se është frikësuar se shteti i Kosovës mund t'i bëjë sulm terrorist.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në anën tjetër Pacolli në një status të gjatë thotë se nuk është në shërbim të Rusisë dhe Serbisë, duke shtuar se as Moska e Beogradi nuk e kanë cilësuar qeverinë e Kosovës si terroriste, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Pacolli shkoi përtej imagjinatës serbe e ruse dhe kështu po shfaqet më keq se sa Putini dhe Vuçiq.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Behgjet Pacolli ka bërë një deklaratë skandaloze, ka akuzuar qeverinë e vendit të tij për terrorizëm. Ndërkohë në një status të gjatë thotë se nuk është në shërbim të Rusisë dhe Serbisë. Unë i jap të drejtë.
Prej disa kohësh as Beogradi as Moska nuk e kanë cilësuar qeverinë e Kosovës, cilado të ishte ajo, si terroriste. Pacolli shkoi përtej imagjinatës serbe e ruse. E akuzoi qeverinë e vendit të tij për akte terrorizmi, pse nuk i dha leje të vijë në Prishtinë e të mos i nënshtrohet karantinimit! Prandaj ai po na shfaqet më keq se sa Putini dhe Vuçiq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat