Bajqinovci uron ditën e punëtorëve, garanton se VV-ja do të luftojë për të drejtat e punëtorëve

Aktuale

Bajqinovci uron ditën e punëtorëve, garanton se VV-ja do të luftojë për të drejtat e punëtorëve

Më: 1 maj 2020 Në ora: 13:35
Mefail Bajqinovci

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci në një postim në Facebook ka shkruar për 1 majin, ditën e punëtorëve.

Ai thotë se për shkak të keqqeverisjes  me korrupsion endemik tash e 20 vjet, papunësia dhe mohimi i të drejtave të punëtorëve është në nivel të lartë.

“Duke uruar për ditë më të mira me rastin e festes se 1 majit, i garantoj punëtorët tanë se VETËVENDOSJE do të jetë e pa kompromis në vënien në vend të ligjshmërisë dhe dinjitetit e të drejtave të tyre”, ka shkruar ndër tjera Bajqinovci.

Postimi i plotë:

Sot është dita e 1 majit apo dita e punëtorëve kur ne reflektojmë mbi gjendjen e rëndë që gjenden punetorët e Kosovës me shkeljet e renda të të drejtave të tyre plot 20 vite.

Per shkak se Kosova është qeverisur me korrupsion endemik tash e 20 vjet, ndër dëmet që i ka shkaktuar korrupsioni, paligjshmëria e keqpërdorimi i autoritetit publik nga pushtetet udhëheqëse êshtê edhe mungesa e ofrimit të mbrojtjes së duhur ligjore për të drejtat e punetorëve tanë të sektorit privat.

Pa kontrata të punës, me orare më të gjata se sa e lejon ligji, pa pushimet javore, pa pagesa të rrezikshmërive e të orëve shtesë, largimi arbitrar nga puna, kryerja e punëve jashtë asaj pêr çka janë punësuar janë vetëm disa nga segmentet e abuzimit të rëndë me të drejtat e punetorëve tanë.

Populli e di se askush nuk mund t'i ndalë këto abuzime me të drejtat e punëtoreve tanë, përveç VETEVENDOSJE's.

Duke uruar për ditë më të mira me rastin e festes se 1 majit, i garantoj punëtorët tanë se VETEVENDOSJE do të jetë e pakompromis në venien në vend tē ligjshmerisē dhe dinjitetit e të drejtave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat