Qeveria e LDK-së është jo legjitime e bërë për interesa të Listës Serbe dhe Vuçiqit

Aktuale

Qeveria e LDK-së është jo legjitime e bërë për interesa të Listës Serbe dhe Vuçiqit

Nga: A. J Më: 1 maj 2020 Në ora: 20:36
Isa Mustafa, Avdullah Hoti

Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku pezulloj dekretin e presidentit Hashim Thaçi për krijimin e qeverisë nga LDK-ja më kandidat për kryeministër Avdullah Hoti.

Abazi përmes një postimi në facebook ka thëne se dështoi tentimi për kontrabandim centrifugal të dekretit në ora 16:00, para festës zyrtare dhe vikendit, me synimin për të krijuar një qeveri jo legjitime e cila e gjunjëzon Kosovën para listës Serbe dhe interesave të Vuçicit.

Postimi i plotë:

Dështoi tentimi për kontrabandim centrifugal të dekretit në ora 16:00, para festës zyrtare dhe vikendit, me synimin për të krijuar një qeveri jolegjitime e cila e gjunjëzon Kosovën para listës Serbe dhe interesave të Vuçicit.

Lufta e sukseshme e qeverisë Kurti me COVID19 vazhdon, deri në zgjedhjet e reja ku sovrani e thotë fjalën e vet.

Veprimet tinëzare nuk munden të shpërqëndojnë fokusimin tonë në mbrojtjen e çdo jete dhe shëndetin e sistemit ekonomik e financiar të vendit tonë.

#Zgjedhjetjanëzgjidhja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat