Deputeti i VV-së: LDK e etur për pushtet, Thaçi gjithmonë e ka joshur

Aktuale

Deputeti i VV-së: LDK e etur për pushtet, Thaçi gjithmonë e ka joshur

Më: 2 maj 2020 Në ora: 09:38
VV

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke e quajtur parti e epsheve për pushtet.Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Haziri ia ka përmendur siç ka thënë ai “vrapimin e LDK-së pas pushtetit”.

Tutje, Haziri thotë se kjo ka qenë arsyeja pse presidenti Thaçi i ka përdorur zyrtarët e LDK-së, sa herë që u janë dashur.

Shkrimi i plotë nga deputeti Haziri:

Epshi i LDK-së për pushtet, ka bërë që kjo parti çështje primare ta ketë zënien e pozitave, e jo dërgimin e amanetit të votuesve të saj.Që nga paslufta, e sidomos prej momentin kur kjo parti udhëhiqet nga Isa Mustafa, e rëndësishme për ta ka qenë veç rehatimi i tyre nëpër poste shtetërore.

Në 2014 nuk kishte rëndësi thyerja e premtimeve që s’do të ketë koalicion me PDK-në, e rëndësishme ishte bërja e Isa Mustafës kryeministër.

Njësoj edhe në vitin 2016, kur e bënë Thaçin president, dëshirën e vetme e kishin të qëndronin në qeveri.Njësoj vepruan edhe me Lëvizjen Vetëvendosje. Kërkuan gjithçka, sepse mendja e tyre ishte veç te pushteti. Dolën nga koalicioni me mendimin që do të kishin edhe më shumë pushtet, e po mbesin edhe pa atë që e kishin.Nuk iu interesonte ajo se po bëjnë shkelje kushtetuese. As që po i japin fuqi politike Listës Serbe. As fakti që po tentonin të hynin në pushtet me dy nga partitë e PAN-it, që shumë i kishin kritikuar. E rëndësishme ishte të kishin ministri më shumë dhe postin e kryeministrit.Kjo është ndër arsyet pse LDK ka qenë aktor e faktor në skenaret e Hashim Thaçit. Ai i ka joshë me pushtet. E kur ta kesh pushtetin primar, të humbasin parimet. Kur të humbasin parimet të humbet dinjiteti. E kur të humbet dinjiteti të humbasin votat. E kur të humbasin votat, mbetesh edhe pa pushtet.#Shiheminezgjedhje 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat