Këshilltari i Hashim Thaçit “kapet” keq me ministrin e “Qeverisë Kurti” – ja si e quan

Aktuale

Këshilltari i Hashim Thaçit “kapet” keq me ministrin e “Qeverisë Kurti” – ja si e quan

Nga: N. H Më: 2 maj 2020 Në ora: 11:05
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Blerim Reka, Ministër i Integrimeve Evropiane, dje përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një koment pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo e fundit ka pezulluar zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës për çështjen e mandatarit për formimin e Qeverisë së re.

Sipas Rekës, Kushtetuesja e konfirmoi se nuk mund të krijohet vullnet politik, duke shkelur kushtetutën.

E, ndaj kësaj deklarate ka reaguar këshilltari i presidentit, Adil Behramaj.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka quajtur fillimisht si një perlë reagimin e Rekës.

Madje, mes tjerash në shkrimin e tij, Behramaj e quan ministrin Reka si ‘tranzitministër’, dhe ministri i korridorit serb.

Ja shkrimi i tij:

Image
Adil Behramaj

Shihni perlën e radhës së Blerim Rekës, Ministrit të Integrimit të Serbisë në Detin Adriatik përmes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministri i korridorit serb paska konstatuar mbrëmë shkelje të Kushtetutës, pa e ditur as dallimin në mes të Masës së Përkohshme dhe vendimit final të Gjykatës Kushtetuese.

O tranzitministër, Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar vetëm shkeljet tuaja të shumëfishta që ua keni bërë të drejtave themelore të njeriut, me nga dy herë brenda dy javëve.

Mosrespektimi i vendimeve nga kjo Qeveri do të thotë nuk duhet të jetë aspak befasi. Dhe, nuk ka si të jetë befasi kur as Ministri i Integrimeve nuk e dinë çfarë është Masa e Përkohshme dhe nuk arrin ta dallojë atë nga vendimet finale të Gjykatës Kushtetuese!

Tranzitministër, nëse nuk e kupton dot, lëre anash pak Kelsenin dhe lexoje Kushtetutën e Kosovës! ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat