Reagon ashpër Thaçi, e quan kërcënim të rrezikshëm deklaratën e Sveçlës për arrestimin e Pacollit: Kjo është kërkesa e tij

Aktuale

Reagon ashpër Thaçi, e quan kërcënim të rrezikshëm deklaratën e Sveçlës për arrestimin e Pacollit: Kjo është kërkesa e tij

Nga: N.Sh Më: 2 maj 2020 Në ora: 11:58
Behgjet Pacolli dhe Hashim Thaçi

Edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratave të Xhelal Sveçlës, ku tha se do të arrestohet Behgjet Pacolli nëse shkon në Kuvend për të ushtruar mandatin e deputetit.

Thaçi përmes një reagimi në Facebook, thotë se, ky kërcënim është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë e Kosovës.

Ai shton se, kërcënimet që vijnë nga grupi i Albin Kurtit duhet të ndalen urgjentisht.

Presidenti kërkon që Kuvendi i Kosovës të adresojë këtë kërcënim dhe t’i marr masat e nevojshme që të mbrohet demokracia.

Postimi i plotë:

Kërcënimi që një ushtrues detyre i ministrit të një Qeverie në dorëheqje ia bën ish-presidentit Behgjet Pacolli, lider partiak dhe aktualisht i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Kosovës, se do të arrestohet nëse shkon në Kuvend për ta ushtruar mandatin e tij, është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re. Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht. Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës. HTH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat