Profesori ndërkombëtar zbulon skenarin me pezullim të dekretit të Presidentit ndaj kryeministrit Albin Kurti

Aktuale

Profesori ndërkombëtar zbulon skenarin me pezullim të dekretit të Presidentit ndaj kryeministrit Albin Kurti

Nga: N. H Më: 2 maj 2020 Në ora: 12:45
Albin Kurti

Profesori i shkencave politike, Enver Bytyçi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike ne Kosovë.

Bytyçi thotë se i vetmi impakt pozitiv i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhet me shtyrjen për një muaj të implementimit të projektit serbo-rus në marrëveshjen Prishtinë-Beograd.

Tutje, ai thotë se ky vendim për pezullim të dekretit të Presidentit është parapërgatitje për të mos e çuar Kosovën në zgjedhje të parakohshme, pra sipas tij, për ta lënë qeverinë aktuale në opozitë.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese në Kosovë dje ka vendosur në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj, derisa të shqyrtojë lëndën e dërguar nga kjo parti, lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit.

Ja shkrimi i tij:

I vetmi impakt pozitiv i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhet me shtyrjen për një muaj të implementimit të të projektit serbo-rus në marrëveshjen Prishtinë-Beograd.

Përndryshe loja vazhdon. Ky vendim për pezullim të dekertit të Presidentit është parapërgatitje pët të mos e çuar Kosovën në zgjedhje të parakohshme, dmth për ta lënë qeverinë aktuale në opozitë. Dhe me këtë rast Albin Kurti nuk mundet të reagojë kundër.

Prandaj kam shkruar dhe kam thënë se Albin Kurti dhe opozita do të kenë rastin të reagojnë fuqishëm vetëm atëherë kur në tavolinën e nënshkrimit do të mbërrijë marrëveshja Kosovë-Serbi, gjithnjë nëse ajo marrëveshje cënon territorin dhe shtetësinë e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat