Koalicioni LDK-AAK-NISMA- Këto tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me një koalicion të tillë!

Aktuale

Koalicioni LDK-AAK-NISMA- Këto tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me një koalicion të tillë!

Më: 2 maj 2020 Në ora: 20:34
LDK

LDK-ja ka shtyrë publikimin e emrave të ministrave, pas pezullimit të dekretit të presidentit për Qeverinë e re.

Për përbërjen e kabinetit, kjo parti do të presë vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet të merret gjatë këtij muaji.

Ndërsa, burimet kanë bërë të ditur se ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, nuk ka pranuar të jetë pjesë Qeverisë Hoti, të cilën LDK-ja synon ta formojë me AAK-në, NISMA-n dhe minoritetet.

Një gjë të tillë, nuk e ka mohuar, por as pohuar sekretari organizativ i LDK-së, Arban Abrashi në një konferencë për media të shtunën.

Sipas burimeve, në mbledhjen e djeshme të kryesisë pakënaqësi për këtë koalicion kanë shprehur edhe Gazmend Muhaxheri, Anton Quni dhe Imri Ahmeti.

Por, Abrashi ka thënë se nuk ka pasur përplasje.

Përveç LDK-së, vendimin e Kushtetueses ka thënë se do ta respektojë edhe partneri i mundshëm i saj, AAK-ja.

Masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj dekretit të presidentit për mandatarin Avdullah Hoti, do të zgjasë deri më 29 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat