Dy të infektuar me Covid-19 në Rahovec, janë pacientë në hemodializë

Aktuale

Dy të infektuar me Covid-19 në Rahovec, janë pacientë në hemodializë

Më: 3 maj 2020 Në ora: 08:34
Smajl Latifi

Nga 10 rastet e reja me koronavirus, dy janë nga Komuna e Rahovecit.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi tha se dy të infektuarit me COVID-19, janë pacientë në hemodializë.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Nga 16 të testuarit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHP për COVID 19 (15 pacientë në hemodializë) nga komuna e Rahovecit, dy prej tyre kanë rezoltuar POZITIV.

Po ju njoftoj se dy të infektuarit me COVID-19, janë pacientë në hemodializë nga qyteti i Rahovecit.

Tashmë të gjithë pacientët në hemodializë janë testuar.

Gjithashtu, infermierja nga Kramaviku, e cila ka punuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë, përsëri ka rezultuar NEGATIV dhe tashmë është e shëruar nga COVID-19.

Për fund, gjendjen e kemi nën kontroll dhe po shkojmë drejt fundit të përballjes me Pandeminë COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat