Policia: I dyshuari për kërcënimin ndaj Pacollit u arrestua para një muaji

Aktuale

Policia: I dyshuari për kërcënimin ndaj Pacollit u arrestua para një muaji

Më: 3 maj 2020 Në ora: 18:14
Behgjet Pacolli

I dyshuari me inicialet E.H ka përfunduar i arrestuar nga Policia e Kosoves pasi i njëjti kishte kërcënuar kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin dhe familjen e tij.

Këshilltari i këtij të fundit Naim Murseli gjatë ditës njoftoi përmes Facebook se i dyshuari ishte arrestuar mbrëmë, mirëpo tjetër datë të arrestimit jep zyrtarisht Policia e Kosovës.

Ky institucion i kontaktuar nga media njoftoi se i dyshuari në fjalë ishte arrestuar me datën 10 mars te vitit 2020.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës pas hetimeve te zhvilluar në konsultim me prokurorin kompetent të rastit dhe identifikimit te personit me date 10.03.2020, i dyshuari me iniciale (E.H.) është arrestuar“, thuhet në përgjigjen e ZIMP.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat