Suspendohet nga puna polici që është bashkëshorti i ish deputetes së VV-së, Drita Millakut

Aktuale

Suspendohet nga puna polici që është bashkëshorti i ish deputetes së VV-së, Drita Millakut

Më: 3 maj 2020 Në ora: 18:52
Fisnik Millaku dhe Drita Millaku

Përkundër urdhërave të Policisë së Kosovës që pjestarët e tyre të mos komentojnë situatën politike, bashkëshorti i Drita Millakut, ish deputetes së VV-së, Fisnik Millaku, i ka injoruar dhe mos përfillur këto thirrje.

Ai është aktiv në rrjetin social Facebook dhe vazhdimisht kishte komentuar për situatën politike në vend.

Por, ky zyrtar policor pas raportimeve është suspenduar nga detyra.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ju informojmë se: I apostrofuari nga ana juaj (punonjës i stafit civil në PK) pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme, është suspenduar konfrom udhëzimit administrativ të PK-se në fuqi, për procedura të mëtejme”, ka thënë Hoxha.

Kujtojmë që polici tashmë i suspenduar në rrjete sociale kishte përkrahë edhe thirrjen që Hashim Thaçi e Isa Mustafa të digjen me benzinë.

“O ska gjynah tek kta, kta duhet mi la me benzin mi rjep, e mi kryp te trash e mi kall, edhe pak osht bile, qka jan ka i bajn kti populli, nga Hasha e Is putini e deri tek ma i vogli, kta nuk rrine rahat, po duhet urgjent mu mobilize, e mu qu ne kam i madh e vogel, me kan vetem nje njeri qe udheheq e ai eshte Albin Kurti”, kishin komentuar në statusin e tij.

E Fisnik Millaku e ka përkrahur këtë thirrje, duke thënë “Kurgja te keqe nuk tha A.Q”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat