Zyberaj: S’di pse po heshtë Vjosa Osmani kërcënimet ndaj një deputeti ?

Aktuale

Zyberaj: S’di pse po heshtë Vjosa Osmani kërcënimet ndaj një deputeti ?

Më: 3 maj 2020 Në ora: 19:47
Jetlir Zyberaj

Jetlir Zyberaj, këshilltar i kryetarit të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, e cila sipas tij po hesht ndaj mbrojtjes së deputetit.

Zyberaj ka thënë se ajo nuk po e nderon as Kuvendin, as vendin me heshtjen e saj, por e ka lejuar veten të bëhet një kartë lojë e Kurtit në luftën e tij kundër opozitës.

 

Shkrimi plotë:

Kur në vitet 1989-1990 u sulmua mandati dhe detyra e një deputeti, sepse ata mendonin ndryshe nga regjimi, Iljaz Ramajli e dinte detyrën e tij dhe mori drejtimin për të mbrojtur deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Adem Mikullovci i cili asokohe ishte deputet, Melihate Termkolli dhe shumë të tjerë mund t'i tregojë Vjosa Osmanit se çfarë kuptimi kishtë të mbrohej mandati i një deputeti.

Sot, në të njëjtin Kuvend pas tre dekadash kemi një qeveri që kërcënon të pengojë një deputet të hyjë në Kuvendin e Kosovës. Ata mendojnë se mund ta bëjnë këtë. Nuk na befason. Por befasia është se si ndodh që Kryetarja e Kuvendit të Kosovës që pretendon të mbrojë ligjin dhe kushtetutën, ka mbajtur heshtje ndaj kërcënimeve të frikshme ndaj një deputeti të zgjedhur nga populli i Kosovës. Ajo e ka lejuar veten të bëhet pjesë e kësaj loje politike që synon të sulmojë të gjithë ata që mendojnë dhe veprojnë ndryshe nga qeveria aktuale.
Ajo nuk po e nderon as Kuvendin, as vendin me heshtjen e saj. Por e ka lejuar veten të bëhet një kartë loje e Kurtit në luftën e tij kundër opozitës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat