Kadri Veseli bën iftar me prindërit

Aktuale

Kadri Veseli bën iftar me prindërit

Nga: N. H Më: 3 maj 2020 Në ora: 20:17
Kadri Veseli me prindërit

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kaluar iftarin e parë të këtij Ramazani bashkë me prindërit e tij në Mitrovicë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet Veseli, i cili me këtë rast ka bërë edhe një shkrim në Facebook.

Ai thotë se prindërit, me besimin në Zot, të drejtën dhe këtë tokë, na çelën rrugën e lirisë, dhe se nuk ka iftar më të bukur se ai që bëhet me prindërit.

Ja shkrimi i tij:

Prindërit tanë, me besimin në Zot, të drejtën dhe këtë tokë, na çelën rrugën e lirisë. Nuk ka iftar më të bukur se ai që bëhet me prindërit.

Ne jemi mirënjohës për sakrificat e tyre, e kemi porosi prej tyre prandaj nuk do të ndalemi për këtë vend, të mbarën dhe të drejtën e tij!

Nga konaku i babës, uroj këdo që punon mbarë, Zoti ju ndihmoftë! Kush agjëron me besim, Zoti jua pranoftë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat