Pacolli: Duhet dhënë përgjegjësi institucionet përkatëse që në mënyrë të detyrueshme e mbajtën të riun në karantinë

Aktuale

Pacolli: Duhet dhënë përgjegjësi institucionet përkatëse që në mënyrë të detyrueshme e mbajtën të riun në karantinë

Më: 3 maj 2020 Në ora: 22:14
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllime në drejtim të familjes së të riut që humbi jetën në rrethana tragjike tek Qendra e Studentëve.

Pacolli tha se fton organet e hetuesisë që këtë rast ta shqyrtojnë me urgjencë në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e vdekjes së tij.

Ai shtoi se duhet dhënë përgjegjësi udhëheqësit e institucioneve përkatëse, të cilët në mënyrë të detyrueshme e kanë mbajtur të riun në karantinë.

Postimi i plotë:

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të riut që në rrethana tragjike humbi jetën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Ftoj organet e hetuesisë që këtë rast të shqyrtojnë me urgjencë në menyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani.

Duhet dhënë përgjegjësi udhëheqësit e institucioneve përkatëse, të cilë në mënyrë të detyrueshme e kanë mbajtur të riun në karantinë. U prehtë në paqe bashkë-qytetari ynë, të cilin shteti i tij nuk qe në gjendje ti ofrojë kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat