Krasniqi për rastin e të riut në qendrën e studentëve: As qeveria dhe asnjë institucion tjetër nuk mund ta arsyetojë imitimin e kampeve

Aktuale

Krasniqi për rastin e të riut në qendrën e studentëve: As qeveria dhe asnjë institucion tjetër nuk mund ta arsyetojë imitimin e kampeve

Më: 3 maj 2020 Në ora: 22:24
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar pas rastit tragjik të 26 vjeçarit në qendrën e studentëve.

Ai tha se ky rast tragjik, është tregues që për të ndalë turrin e shkeljes së lirive elementare në këtë vend.

Poashtu Profesori tha se nfektimi me kovid19 në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë dramatik, për të marrë masa kaq ekstreme sa janë marrë, duke mbyll njerëz si në kampe, duke futur fshatra e qytete në karantinë, duke kufizuar lirinë e lëvizjes, thjesht duke eksperimentuar me jetët e njerëzve.

Postimi i plotë:

Fundi tragjik i jetës së një të riu në Qendrën e Studentëve, ku praktikisht po mbahej me imponim, siç mbahen edhe shumë të tjerë, është rast për të ndalë turrin e shkeljes së lirive elementare në këtë vend.

As qeveria dhe asnjë institucion tjetër nuk mund ta arsyetojë imitimin e kampeve. Infektimi me kovid19 në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë dramatik, për të marrë masa kaq ekstreme sa janë marrë, duke mbyll njerëz si në kampe, duke futur fshatra e qytete në karantinë, duke kufizuar lirinë e lëvizjes, thjesht duke eksperimentuar me jetët e njerëzve.

Për askend nuk është mirë që ta bëjë veten të mbahet mend si dhunues i lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat