Deputetja e AAK-së: Të flasin Vitia e Haxhiu, kush do të jap dorëheqjen pas vdekjes së të riut nga Gjilani

Aktuale

Deputetja e AAK-së: Të flasin Vitia e Haxhiu, kush do të jap dorëheqjen pas vdekjes së të riut nga Gjilani

Nga: A.SH Më: 3 maj 2020 Në ora: 22:54
Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e të riut nga Gjilani.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se padashur ta politizojë këtë ngjarje, Arben Vitita dhe Albulena Haxhiu duhet të falsin sonte dhe për më tepër kush do të jep dorëheqje pas kësaj tragjedie.

Postimi në Facebook:

Sot u shua jeta e të riut nga Gjilani A.M.! Familjes së të ndjerit ngushëllimet më të sinqerta. Dje kam kërkuar nga Prokuroria të nisin me hetimet dhe sot Prokuroria këto hetime vetëm duhet t’i zgjeron. Nuk ma lejon pijeteti dhe edukata ta politizoj një tragjedi për poena politikë. Por të çohen të flasin sonte Arben Vitia e Albulena Haxhiu? Kush do të jep dorëheqje pas kësaj tragjedie?
Kosova sonte humbi jetën dhe ëndërrat e një të riu për shkak të keqmenaxhimit!
Turpi do të mbetet tek ju.
Hetuesia duhet të ndriçojë rastin në detaje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat