Këshilltari i Thaçit: I riu nga Gjilani vdiq në duart e shtetit si Astrit Dehari, kërkon përgjegjësi nga ministrat në detyrë

Aktuale

Këshilltari i Thaçit: I riu nga Gjilani vdiq në duart e shtetit si Astrit Dehari, kërkon përgjegjësi nga ministrat në detyrë

Më: 3 maj 2020 Në ora: 23:05
Adil Behramaj

Adil Behramaj, Këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, thotë se i riu nga Gjilani vdiq tragjikisht në duart e shtetit dhe thotë se për këtë, duhet të japing përgjegjësi Ministri i Shëndetësisë dhe ai i punëve të brendshme, megjithëse, ‘janë vetëm në detyrë’.

Ai shkruan:

Për rastin tragjik të Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ishin suspenduar katër zyrtarë, përfshirë këtu edhe Drejtorin e Burgut. Lëvizja Vetëvendosje asokohe çdo ditë e kërkonte dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Ministres së Drejtësisë.

Edhe i riu nga Gjilani vdiq tragjikisht në duart e shtetit dhe kujdesi për të ishte përgjegjësi direkte e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Qeveria duhet të japë përgjegjësi për neglizhencën e saj dhe Arben Vitisë e Xhelal Sveçlës, ndonëse janë vetëm ministra në detyrë, me mëngjes duhet t’u hiqen edhe këto detyra!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat