Flet njëri nga ish-bashkëudhëtarët e 26 vjeçarit që vdiq në konvikt: Kishte depresion, por askujt s’i interesonte për të

Aktuale

Flet njëri nga ish-bashkëudhëtarët e 26 vjeçarit që vdiq në konvikt: Kishte depresion, por askujt s’i interesonte për të

Më: 3 maj 2020 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Kosova është tronditur nga një rast tragjik që ndodhi pasditën e sotme tek Qendra e Studentëve në Prishtinë.

Tash e sa javë konviktet e studentëve janë shndërruar në karantinë për personat të cilët vijnë nga jashtë, vendim ky i Ministrisë së Shëndetësisë.

Por, një i ri, 26 vjeçar nga komuna e Gjilanit, në rrethana ende të panjohura, kërceu sot nga kati i 5-të i konviktit numër 7.

Ndërsa s’arriti t’u shpëtojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në QKUK.

Viktima kishte ardhur nga Gjermania, ndërsa në kushtete anonimiteti një person i afërm i tij ka folur për Indeksonline, edhe ai një nga karantinuarit në konvikte.

“Kam ardhë me këtë djalin që vdiq. Ai ka pas depresion të madh. I ka pas krejt dokumentat nga Gjermania, e ka pas udhëzimin që është dasht mos mu izolu, por me u vetkarantinu në shtëpinë e vet.

Prej se ka ardhë ka qenë në gjendje depresive, ka kërku ndihmë mjekësore dhe me u liru prej konviktit, por askush s’e ka marrë parasysh situatën e tij. Mjekët as që kanë ardhë me vizitu”, ka treguar ai, duke mos pranuar të flas me emër për shkak se mendon se dikush mund t’i hakmerret për këtë.

Indeksonline ka adresuar pyetje edhe në Ministrinë e Shëndetësië, në lidhje me gjendjen shëndetësore të mëparshme të viktimës dhe nëse i njëjti ka kërkuar ndihmë nga ana e tyre, por që ky institucion s’ka kthyer përgjigje deri më tani.

MSH ka dërguar vetëm një komunikatë në të cilën thotë se organet e hetuesisë janë duke u marr me sqarimin e rrethanave të vdekjes dhe se për fat të keq, me gjithë përpjekjet e mjekëve në Klinikën e Emergjencës, personi nuk ka mbijetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat