Këshilltari i Thaçit: Ministër Vitia, ti ke më shumë vlera se tutori yt, dorëhiqu dhe shpëtoje fytyrën tënde

Aktuale

Këshilltari i Thaçit: Ministër Vitia, ti ke më shumë vlera se tutori yt, dorëhiqu dhe shpëtoje fytyrën tënde

Më: 4 maj 2020 Në ora: 12:53
Adil Behramaj

Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, i ka  bërë thirrje ministrit në detyrë të Shendetësisë Arben Vitia që të japë dorëhqje pas vdekjes tragjike të 26 vjeçarit nga Gjilani.

Behramaj i ka sugjeruar minsitrit Vitia që të dorëhiqet nga ky post sidomos pas deklaratës publike që MSh-ja nuk ka pasur dokument me të cilin vertetohen problemet shëndetësore të të riut që u kthye nga Gjermnia, ndërkohë që një gjë e tillë u demantua.

Postimi i plotë i Adil Bahramajt:

Jep dorëheqje ministër dhe mos e mendo fare nëse beson ende në betimin që ke dhënë si mjek. Dhe, kuptohet, nëse guxon prej tutorit tënd, Albin Kurtit. Edhe për këtë mashtrim duhet të jepni përgjegjësi. Pa u bërë as 1 ore kur deklaruat që i riu nga Gjilani nuk ka pasur asnjë dokument, që vërtetonte se ka qenë i sëmurë, iu doli gënjeshtra në publik. Në listën zyrtare, ku figuron emri i të ndjerit, te komenti i personit përgjegjës që e paska pranuar, thuhet qartë se ai kishte probleme shëndetësore dhe posedonte vërtetim!

Personalisht, ti ministër mendoj që ke më shumë vlera se tutori yt, por mos e mendo dy herë dorëheqjen dhe shpëtoje fytyrën tënde!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat