Molliqaj kërkon dorëheqjen e Vitisë: Mes Kushtetutës dhe shefit, zgjodhi shefin

Aktuale

Molliqaj kërkon dorëheqjen e Vitisë: Mes Kushtetutës dhe shefit, zgjodhi shefin

Më: 4 maj 2020 Në ora: 16:59
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas tij Vitia ka shkelur Kushtetutën, kur ka vendosur për karantinimin e qytetarëve që kanë ardhur nga shtetet tjera..

“Dorëheqje sepse ministri Vitia e ka shkelur kushtetutën me paramendim kur shpalli masat. Midis Kushtetutës dhe shefit, e zgjodhi shefin”, është shprehur ai përmes Facebook.

Postimi në Facebook:

Dorëheqja është përgjegjësi politike

Varësisht nga pozita ekonomike, vendndodhja gjeografike apo regjjmi politik nën të cilin jeton, ashtu i përjeton edhe pasojat e virusit.

Ka politike edhe në kohë pandemie. Mirë do ishte që atë ta shkëpusim nga instrumentalizimi, por kurrsesi t'i sheshojmë dallimet e kontradiktat. Askush nuk duhet të bëjë me gisht mbi fajësinë apo vargun e kauzalitetit deri tek ngjarja. Por, përgjegjësi politike duhet kërkuar.

Dorëheqje tash!

Dorëheqje sepse kjo i ndihmon hetimet;

Dorëheqje sepse karantina ka shërbyer për përndjekje politike;

Dorëheqje sepse njerëzit nuk ishin të barabartë para karantinës, kurse karantina është e paligjshme;

Dorëheqje sepse ministri Vitia e ka shkelur kushtetutën me paramendim kur shpalli masat. Midis Kushtetutës dhe shefit, e zgjodhi shefin;

Dorëheqje sepse ngjarja ndodhi nën mbikeqyrjen e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat