Shala për vdekjen e 26 vjeçarit: Ministri Arben Vitia nuk ka faj dhe nuk duhet të japë dorëheqje

Aktuale

Shala për vdekjen e 26 vjeçarit: Ministri Arben Vitia nuk ka faj dhe nuk duhet të japë dorëheqje

Më: 4 maj 2020 Në ora: 20:52
Krenar Shala

Krenar Shala nga shoqëria civile, ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk është fajtor për vdekjen e 26 vjeçarit në karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

“Vitia nuk ka faj dhe nuk duhet të japë dorëheqje”, është shprehur Shala.

“Personi në fjalë e ka ditur se rregullat janë të tilla, që në momentin që vjen në Kosovë duhet të futesh në karantinë. Të gjithë vijnë me leje speciale. Nuk e di nëse ka ndodhë vdekja nga pasojat shëndetësore, apo pasoja psikike”.

Shala në Info Magazine ka pohuar se tragjedia e djeshme po politizohet.

“Sa kam unë informacione ai [Vitia]nuk ka faj. Është rrit standardi i qeverisjes. Përpara ministrat i bënin nga dhjetë skandale në ditë. Po politizohet kjo tragjedi. Nuk është mirë që opozita po sheh të përfitojë poenë këtu, të gjejë qime në ve. Është tragji-komedi çfarë po ndodhë në Kosovë”, ka deklaruar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat