Humanisti Halil Kastrati ka një thirrje për të gjithë

Aktuale

Humanisti Halil Kastrati ka një thirrje për të gjithë

Më: 4 maj 2020 Në ora: 23:48
Halil Kastrati

Humanisti Halil Kastrati ka uruar që pandemia Covid-19 të mbarojë në gjithë botën.

Kastrati ishte i ftuar në Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, prej ku bëri thirrje për unitet mes shqiptarëve.

“Lus Zotin të kalojë kjo situatë sa më shpejt, të i ruaj Zoti shqiptarët kudo që janë por edhe mbarë njerëzimin nga kjo pandemi”

Kastrati theksoi se situata politike në vend ka krijuar një lloj përçarje mirëpo e luti Zoti për unitet e bashkim mes shqiptarëve.

“Ne kemi ditur gjithmonë në situata të vështira me qenë të bashkuar edhe më pas një unitet të fortë mes nesh. Situata politike tek ne ka bë një lloj përçarje e unë me zemër i lus shqiptarët që të kem unitet”.

“Të rrimë bashkë, nuk mallkohet dhe nuk shahet shqiptari për parti politike, partitë shkojnë e vijnë por ndërgjegjja do të jetë gjithmonë”.

“Ne duhet të jem gjithmonë të bashkuar e kur jemi të bashkuar jemi shumë më të fortë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat