LVV: Kosova e menaxhoi shumë mirë Pandeminë, kemi 403 shëruar

Aktuale

LVV: Kosova e menaxhoi shumë mirë Pandeminë, kemi 403 shëruar

Më: 5 maj 2020 Në ora: 13:17
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje në profilin e saj në Facebook ka publikuar një shkrim të Institutit Jons Hopkins i cili merret me monitorimin e Pandemisë, në të cilin theksohet se Kosova është e katërta në Evropë për nga numri më i vogël i vdekjeve nga Koronavirusi.

LVV thekson se kjo është rezultat i menaxhimit të mirë institucional dhe disiplinës që kanë treguar qytetarët.

“Ky është rezultat i menaxhimit të mirë institucional dhe disiplinës që kanë treguar qytetarët përgjatë kësaj periudhe. Nga 855 të infektuar – 403 janë shëruar. Le të vazhdojmë t’i respektojmë rekomandimet dhe masat e propozuara prej IKShP-së dhe MSH, dhe le të jemi në krye të detyrës edhe në muajt në vazhdim, në mënyrë që numrin e të infektuarve ta mbajmë të sa më të vogël.” thuhet në shkrimin e tyre.

Postimi i plotë:

Sipas Institutit që merret edhe me monitorimin e pandemisë COVID-19, Johns Hopkins Institute, Baltimore/USA, Kosova është e katërta në Evropë për nga numri më i vogël i vdekjeve nga koronavirusi.

Ky është rezultat i menaxhimit të mirë institucional dhe disiplinës që kanë treguar qytetarët përgjatë kësaj periudhe. Nga 855 të infektuar – 403 janë shëruar. Le të vazhdojmë t’i respektojmë rekomandimet dhe masat e propozuara prej IKShP-së dhe MSH, dhe le të jemi në krye të detyrës edhe në muajt në vazhdim, në mënyrë që numrin e të infektuarve ta mbajmë të sa më të vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat