Time Kardijaj ka një kërkesë nga ambasadorët

Aktuale

Time Kardijaj ka një kërkesë nga ambasadorët

Nga: A.SH Më: 5 maj 2020 Në ora: 13:29
Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në cilësinë e Kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar nga ambasadorët e vendit që të sakëtsojnë numri e kërkesve të shtetsave tanë që kanë kërkuar dhe kërkojnë riatdhesim si dhe sa prej tyre keni arritur t’i riatdhesoni?

Postimi në Facebook:

Të nderuara Ambasadore dhe Ambasadorë

Duke shprehur falenderimet e mia të sinqerta për punën e jashtëazkonshme që keni bërë dhe po bëni në këto kohë të vështira të pandemisë, në cilësinë e Kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës kërkoj nga ju mirësisht të më informoni për këto pika:

Sa është numri i kërkesve të shtetsave tanë që kanë kërkuar dhe kërkojnë riatdhesim?
Sa prej tyre keni arritur t’i riatdhesoni?

Ju lutem që pos këtyre temave që kam prekur në këtë shkresë lirisht mund të më informoni edhe për aspekte tjera të punës suaj.

Duke ju falenderuar paraprakisht për punën tuaj- dua t’ju siguroj që natyra e kësaj shkrese nuk ka karakter politik por thjesht në cilësinë e Kryetares së Komisionit duhet të informohem për situatën që kemi sepse kemi planifikuar mbledhje të Komisionit për Politikë të Jashtme në mënyrë që të informohemi për situatën.

Me Respekt
Time Kadriaj
Kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat