Gashi: Në Hagë u dëshmua se komandatët e UÇK-së nuk kanë kryer krime

Aktuale

Gashi: Në Hagë u dëshmua se komandatët e UÇK-së nuk kanë kryer krime

Më: 5 maj 2020 Në ora: 21:57
Shkëlzen Gashi

Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi, deklaroi se nuk ka asnjë diskutim që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë kjo pasi luftërat për çlirim janë të drejta.

Gashi në Rubikon theksoi se nuk ka asnjë dilemë për drejtësinë e luftës prej askujt në Kosovë e as në bashkësinë ndërkombëtare.

“Nuk ka asnjë diskutim që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, luftërat ndahen në të drejta dhe jo të drejta, të drejta janë luftërat për çlirim, lufta e UÇK-së ishte për çlirimin e territorit të Kosovës prej okupimit serb, dhe kjo ishte një luftë e drejtë dhe këtu nuk ka asnjë dilemë prej askujt as në Kosovë as në bashkësinë ndërkombëtare”.

“Kur them bashkësinë ndërkombëtare nënkuptoj shtetet kryesore të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat e kanë mbështetë luftën për çlirim”.

Gashi mes tjerash tha se në Hagë u dëshmua se komandatët e UÇK-së nuk kanë kryer krime.

“Në anën tonë pjesëtar të UÇK-së është e vërtetë që janë gjykuar por dy komandantët kryesor që janë gjykuar për krime lufte në Hagë, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj që të dy janë liruar në mungesë të provave për krimet për të cilat janë akuzuar se i kanë kryer gjatë vitit 1998-1999. Është e vërtetë që një pjesëtar i UÇK-së është dënuar, Haradin Balaj, por asnjë prej komandantëve dhe në këtë tribunal nuk është dëshmuar që UÇK-ja ka kryer krime, sepse nuk ka dëshmi që UÇK-ja ka pasur plan për depërtimin, vrasjen, burgosjen e persekutimin e qytetarëve serb ose të pakicave të tjera në Kosovë.”

Gashi po ashtu ka folur edhe për serbët e dënuar për krimet e kryera në Kosovë.

“Ne nuk e kemi shfrytëzuar një argument politik shumë të fortë se shumë prej liderëve politik ushtarak dhe policor serb janë dënuar për krimet që kanë ndodhur në Kosovë në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime të luftës në Jugosllavi”.

“Për shembull në rrafshin politik, Nikola Sainovic, ka qenë zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë është dënuar me 22 vite burg dhe ne nuk e kemi përdorur këtë argument në arenën ndërkombëtare sa e siç duhet. Pastaj në aspektin ushtarak, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Jugosllavisë është dënuar me 18 vite burg , shefi i policisë serbe në Kosovë Sereton Llukiq është dënuar me 20 vite burg, domethënë niveli politik, ushtarak policor janë dënuar në Hagë për krimet që i kanë kryer në Kosovë”.

Gashi mes tjerash theksoi se nuk ka luftëra të pastra dhe se në të gjitha luftërat ndodhin krime, mirëpo sipas tij për të gjitha luftërat në Jugosllavi fajtori kryesor është Serbia.

“Nuk ka luftëra të pastra, në të gjitha luftërat ndodhin krime, ka arrestime, burgosje depërtime e kështu me radhë, edhe në krejt luftërat në ish Jugosllavi kanë ndodhur gjëra të tilla. Natyrisht fajtori kryesor për të gjitha luftërat në Jugosllavi është Serbia dhe presidenti kryetari i saj Sllobodan Millosevic i cili është gjykuar për krimet e luftës në Jugosllavi por për fat të keq vdiq para se të jepet vendimi përfundimtar për akuzat që iu kanë ngarkuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat