​Gucati kërkon dënimin e autorëve që larguan flamujt e UÇK-së në varrezat e dëshmorëve në Klinë

Aktuale

​Gucati kërkon dënimin e autorëve që larguan flamujt e UÇK-së në varrezat e dëshmorëve në Klinë

Më: 5 maj 2020 Në ora: 23:21
Hysni Gucati

Kryetari i OVL të UÇK-së Hysni Gucati ka reaguar ndaj largimit të 15 flamujve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në varrezat e dëshmorëve në Grabanicë të Klinës, të cilat ishin vendosur nga Dega e OVL e UÇK-së në Klinë.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se autorët e këtij akti të shëmtuar duhet të dalin sa më parë para drejtësisë.

“I bëj thirrje organeve kompetente të drejtësisë të merren sa më shpejt me këtë rast, shpresojmë që raste të tilla të mos ndodhin”, ka shkruar Gucati.

Postimi i plotë:

Disa ditë me parë në varrezat e Dëshmorëve në fshatin Grabnicë të Klinës janë larguar rreth 15 flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, flamuj të cilët ishin vendosur nga OVL dega në Klinë, ata të cilët e kanë bërë këtë akt të shëmtuar dhe barbarë të dalin sa me parë para drejtësisë, i bëj thirrje organeve kompetente të drejtësisë të merren sa me shpejt me këtë rast, shpresojmë që raste të tilla të mos ndodhin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat