Kush u intervistua për rastin e 26-vjeçarit nga Gjilani

Aktuale

Kush u intervistua për rastin e 26-vjeçarit nga Gjilani

Më: 5 maj 2020 Në ora: 23:42

Sipas komandantit të Regjionit të Prishtinës, Fehmi Hotit tek qendra ishin raportuar incedente edhe më herët.

Forcat e rendit u  shtuan të hënën te Qendra e Studentëve në Prishtinë.

Krejt kjo pasi këtu dy ditë më parë Agon Musliu nga Gjilani bëri vetëvrasje duke kërcyer nga kati i pestë.

Për të zbardhur këtë rast menjëherë është aktivizuar Prokuroria.

Media merr vesh tashmë janë intervistuar të gjithë dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë gjatë së hënës janë intevistuar edhe personat që  kanë qenë të përfshirë në këtë rast, por edhe ata që kanë bartur të ndjerin nga Aeroporti në Qendrën e Studentëve.

Po ashtu prokuroria është duke bërë mbledhjen e gjithë dokumentacionit që lidhet me këtë rast

Sipas burimeve të T7 ky organ i akuzës e  ka marrë listën e personave që janë futur deri më tani në karantinë.

Prokurorisë po i ndihmojnë edhe Policia e Prishtinës për ta ndriçuar rastin në fjalë.

Edhe kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri po kërkon që sa më parë të zbardhet e vërteta.

Ndërkohë, në qendërn e Studentëve që është shndërruar në karantinë, incidente ka pasur edhe më herët.

Madje një gjë të tillë e konfirmon edhe komandantit i policisë regjionale të Prishtinës,  Fehmi Hotit.

Gjatë së martës kishte telashe në qendrën e studentëve pasi disa nga të karantinuarit kishin pakënaqësi lidhur me testtimet për Covid-19.

Ndërkohë të hënën T7 ka raportuar se si janë larguar nga karantina persona të cilët nuk kishin drejtë të largohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat