Limaj shpreh ngushëllime për aktivistin e Nismës që humbi jetën në aksident trafiku

Aktuale

Limaj shpreh ngushëllime për aktivistin e Nismës që humbi jetën në aksident trafiku

Më: 5 maj 2020 Në ora: 23:52
Fatmir Limaj

Limaj shpreh ngushëllime për aktivistin e Nismës që humbi jetën në aksident trafiku Nisma Socialdemokrate sot ka humbur aktivistin e devotshëm, Çerkin Dobruna, si pasojë e një aksidenti në trafik.

Si humbje për subjektin e ka vlerësuar edhe kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj, i cili përmes një statusi ne rrjetin social “Facebook”, i ka shprehu ngushëllime familjes së të ndjerit.

“Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë për kontributin që ka dhënë në forma të ndryshme për vendin si dhe për vlerat e tij njerëzore”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Postimi i plotë i Limajt:

Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen tragjike të Çerkin Dobrunës, një aktivist i shquar i çështjes kombëtare.

Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë për kontributin që ka dhënë në forma të ndryshme për vendin si dhe për vlerat e tij njerëzore. Çerkini po ashtu ishte edhe aktivist i përkushtuar i Nismës Socialdemokrate. Në këto momente të rënda për familjen Dobruna bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre.

Në emër të Nismës Socialdemokrate i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin. U prehsh në paqe Çerkin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat