Milaim Zeka tregon se si u rrahën Tomë Gashi dhe anëtari i PSD-së: Ky e gjuajti i pari me ujë

Aktuale

Milaim Zeka tregon se si u rrahën Tomë Gashi dhe anëtari i PSD-së: Ky e gjuajti i pari me ujë

Më: 6 maj 2020 Në ora: 00:01
Avokati Tomë Gashi dhe anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi

Avokati Tomë Gashi dhe anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, janë konfrontuar fizikisht të martën.

Incidenti ka ndodhur në ambientet e Radio Televizionit të Kosovës, pas përfundimit të emisionit “Debati” në RTK. Pjesë e këtij debati televiziv kishin qenë Tomë Gashi, Nol Nushi dhe analisti Milaim Zeka.

Zeka ka thënë se Tomë Gashi e ka gjuajtur me shishë të ujit Nol Nushin, “menjëherë pas përfundimit të debatit televiziv”.

“Në momentin që kanë shkuar siglat. Toma e ka ofenduar Nol Nushin, pastaj Noli e gjuajti me ujë dhe ne i ndërhymë. Nuk lam të bëhet diçka më e keqe. Fyerja dhe akuza e Tomë Gashit ishte shumë e rëndë”, ka thënë Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat