Paralajmërimi nga Lul Raka: Vala e dytë e koronavirusit, e pashmangshme

Aktuale

Paralajmërimi nga Lul Raka: Vala e dytë e koronavirusit, e pashmangshme

Më: 6 maj 2020 Në ora: 00:14
Lul Raka

Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë në Interaktiv se vala e dytë e koronavirusit është e pashmangshme, duke e theksuar rëndësinë e testeve serologjike.

Ai ka shpjeguar se këto teste tregojnë se sa për qind e popullatës e ka pasur infeksionin me COVID-19.

“Momentalisht është me rëndësi të duhet kush është i infektuar. Por me rënien e numrit të rasteve, tani me rëndësi është që në Kosovë të dihet se sa persona e kanë kaluar pa simptome”, ka thënë ai, duke thënë se përhapja nga personat asimptomatikë ka qenë “benzina” që i ka dhënë hov pandemisë në botë.

Megjithatë, ai ka thënë se deri në valën e dytë, secili shtet i ka afat katër deri në pesë muaj, për t’u përgatitur “me teste, me respirator dhe gjithçka që mungon”.

“Dhe përgjigja ka me qenë shumë aktive dhe shumë më agresive”, ka thënë ai.

Sipas Rakës, element i disfavorshëm në sezonin e ardhshëm është fakti se koronavirusi dhe ai i gripit sezonal përkojnë në të njëjtën kohë. Ai megjithatë ka shtuar se testet duhet të vazhdojnë edhe pas zbutjes së masave.

“Një prej parakushteteve për lirimin e masave është që të ketë kapacitete testuese në vazhdim”, ka thënë Raka, duke shtuar se me rëndësi është që të kuptohet se lirimi nuk nënkupton dalje masive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat