Këshilltari i Pacollit ripublikon provat: Ja kush dyshohet se e vrau Fehmi Aganin

Aktuale

Këshilltari i Pacollit ripublikon provat: Ja kush dyshohet se e vrau Fehmi Aganin

Nga: A.Zh Më: 6 maj 2020 Në ora: 11:02
Fehmi Agani

Në shenjë përkujtimi me rastin e 21 vjetorit të vrasjes së nënkryetarit të LDK-së Fehmi Aganit, këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka kërkuar drejtësi.

Ai ka thënë se vëllezërit Gjelatovic nga Fushë Kosova dhe shteti serb duhet të dalin para drejtësisë për vrasjen e Aganit, përcjell Bota sot.

Zyberaj ka ripublikuar dokumentet, që provojnë vrasjen e Aganit, sipas tij, dyshohet se ishte planifikuar dhe urdhëruar nga familja e Gjelatovic në koordinim me strukturat shtetërore serbe.

“Ashtu si në rastin e Pandës dhe vrasjen e avokatit Bajram Kelmendi dhe djemve të tij, shërbimi inteligjent serb dhe policia përdornin kallashnikovë dhe plumba kinezë, duke synuar që shqiptarët të bëhen përgjegjës për vrasjet, sepse armë të tilla përdoreshin edhe nga UÇK-ja”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Në shenjë përkujtimi për Fehmi Aganin. Vëllezërit Gjelatovic nga Fushë Kosova dhe shteti serb duhet të dalin para drejtësisë

Janë mbushur dy dekada nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fehmi Aganit nga forcat kriminale serbe.

Figura e Aganit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës, fushën e arsimit dhe mendimit shkencor.

Fehmi Agani, njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike, u vra afër Lipjanit, nga serbë me uniforma dhe të armatosur.

Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij, tentoi të linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Diku afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin, Agani u mor nga policët serb. Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit.

Këto dokumente japin prova mbi vrasjen e Aganit nga forcat serbe. Familja kriminale e Gjelatovic nga Fushë Kosova dyshohet se kanë planifikuar dhe urdhëruar vrasjen në koordinim të plotë me strukturat shtetërore serbe.

Ashtu si në rastin e Pandës dhe vrasjen e avokatit Bajram Kelmendi dhe djemve të tij, shërbimi inteligjent serb dhe policia përdornin kallashnikovë dhe plumba kinezë, duke synuar që shqiptarët të bëhen përgjegjës për vrasjet, sepse armë të tilla përdoreshin edhe nga UÇK-ja.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat