Maloku: Ideja e korrigjimit të territoreve mbahet parasysh nga aktorët politikë

Aktuale

Maloku: Ideja e korrigjimit të territoreve mbahet parasysh nga aktorët politikë

Më: 6 maj 2020 Në ora: 11:15
Albinot Maloku

Politologu Albinot Maloku në emisionin e mëngjesit të TV “ABC News Albania” ka komentuar mbi ngjarjet politike në Kosovë, me theks intervisten e dhënë nga Përfaqësuesi i lartë për politik të jashtme i BE-së, Borrell në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi si dhe diskutimet për ndarjen apo shkëmbimin e territoreve mes palëve. Maloku, ka thënë se Bashkimi Evropianë s’ka pasur ndonjë herë, ndonjë qëndrim të unifikuar, sa i përket as Kosovës as raportit mes Kosovës dhe Serbisë

. Dhe, përqasja e zotit Borrell, shton ai “brenda  BE-së si përfaqësues i Jashtëm i politikës së Bashkimit Evropian po provon të ketë një qasje korrekte ndaj Kosovës”, pavarësishtë se ai vije nga një vend mosnjohës i shtetit të Kosovës. “Nisur nga ajo që ka ndodhur deri me tani, sidomos nga deklaratat e Presidentit Vuçiç dhe Thaçit  kemi pasur nuanca në vazhdimësi që të dy në një formë ose tjetër kanë një lloj dakordance që të jetë pjesë e muhabetit edhe çështje e korrigjimit të territoreve”, ka thënë ai.

Ai shton se ideja e korrigjimit është munduar të mbahet gjallë.

“Të gjithë aktorët në skenën politike të vendit, apo edhe faktorët ndërkombëtar, në një kohë apo në një tjetër nuk është se e kanë pa të vdekur këtë tentativën për mundësi korrigjimi mes vendeve”, mirëpo thotë Maloku, “kemi pasur edhe prani të fuqishme të faktorëve të jashtëm e të brendshëm që nuk e kanë përkrahur këtë ide”.

Politologu Albinot Maloku, në fund thotë se “SHBA-të patën një deklaratë që ato nuk dinë për një marrëveshje konkrete mes palëve, mirëpo edhe ata kanë pranu në vazhdimësi, se janë pēr një marrëveshje që me qen dakord palët.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat