Time Kadrijaj: Kemi fakte të reja që tregojnë se si u trajtuan qytetarët në konvikte

Aktuale

Time Kadrijaj: Kemi fakte të reja që tregojnë se si u trajtuan qytetarët në konvikte

Më: 6 maj 2020 Në ora: 12:32
Time Kadrijaj

Akuzat për keq-menaxhim të situatës me Covid-19 ndaj ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arbren Vitias nuk kanë të ndalur.

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaja, e cila edhe ka bërë publik disa nga faktet përmes së cilave ka thënë se në mënyrë selektive, janë liruar personat nga karantina, thotë se rastet e tilla janë duke vazhduar.

Ajo ka thënë se do të vazhdoj të publikojë edhe fakte të tjera rreth kësaj çështje.

“Kemi fakte të reja kemi njerëz që kanë deklaruar dhe janë ofruar pas këtyre skandaleve të fundit që dolën, kemi fakte të reja të njerëzve që janë aty që tregojnë se çfarë ka ndodhur” ka thënë ajo në një intervistë.

Shumë qytetarë të riatdhesuar i’u janë drejtuar deputetes Kadijaj për t’i kërkuar ndihmë për t’i larguar nga konviktet.

Por, deputetja thotë se kanë besuar që aty po trajtohen të gjithë të barabartë.

”Kam besuar që janë vendos disa rregulla për qytetarët tanë dhe menaxhimi i tyre është korrekt dhe tejet i mirë. Mirëpo pas një periudhe kemi pas shumë telefonata nga njerëzit që janë kthyer. Ka pas njerëz që personalisht me kanë kontaktuar që të lirohen nga ajo periudhë. Mirëpo, unë ju kam thënë që duhet të qëndrojnë sepse rregullat duhet të respektohen. Disa persona na kanë thënë se ata që kanë afërsi me pushtetin po lirohen para afatit të caktuar për të gjithë, u shpreh ajo.

Kadrijaj pas kontakti me shumë të riatdhesuar tha se ka parë se si po lirohen njerëzit në mënyrë të pa drejtë.

“Kemi parë që po lirohen njerëzit pa kritere në mënyrë klandestine dhe selektive e kemi parë që s’është në rregull. Në mënyrë selektive po trajtohen qytetarët në Qendrën e Studentëve”.

Sipas saj, fajtor për të gjitha këto është ministri në largim i Shëndetësisë, Arbren Vitia.

“Fajtor është Ministria e Shëndetësisë që menaxhon me Qendrën e Studentëve. Ka qenë Ministri i Shëndetësisë që është dashtë të përkujdeset për mbarëvajtjen e punës aty”, ka deklaruar ajo.

Deputetja e AAK-së, thotë se po ashtu kanë marrë sulme në mënyra të ndryshme, kur kanë filluar me ngrit zërin për këto shqetësime.

“Në momentin e parë që kemi filluar me i shpreh shqetësimet ata na kanë sulmuar në mënyra të ndryshme dhe mënyrat më të turpshme të mundshme duke na hedh fajin ne pse po flasim. Ne kemi pas për qëllim që me ju kujtua atyre që të merren me këto raste”, tha ajo.

Rasti tragjik ku humbi jetën nja 26 vjeçar nga Gjilani, në Qendër të Studentëve, sipas Kadrijaj tregoi se ata kanë punuar në mënyrë selektive dhe kanë liruar qytetarë në mënyrë të pa rregullt dhe pa i plotësuar kriteret për lirim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat