Kjo është njësia e UÇK-së që i ka raportuar vetëm Agim Ramadanit dhe që “çmontoi” forcat serbe në Koshare

Aktuale

Kjo është njësia e UÇK-së që i ka raportuar vetëm Agim Ramadanit dhe që “çmontoi” forcat serbe në Koshare

Nga: N.Sh Më: 6 maj 2020 Në ora: 12:51
Cobrat

Komandanti i Njësisë “Cobra”, Naser Vllasi, ka reaguar edhe një herë, ku ka kërkua që të flitet e vërteta për luftën në Kosovë, konkretisht për luftën në Koshare dhe për njësinë të cilën e ka udhëhequr ai.

Ai thotë se “Cobrat” janë njësia e UÇK-së që më së shumti i ka shkaktuar humbje forcave të ushtrisë serbe.

Ai thotë se ata që e dinë të vërtetën e dinë fortë mirë se “Cobrat” kanë pasur detyra speciale për mbledhjen e informacioneve, zbulimin e pozicioneve, objekteve dhe formacioneve të armikut në brendi të territorit të Kosovës.

“Fillimisht, ky njësit para se të vija unë (Naser Vllasi) ka qenë i udhëhequr nga Xajë Çela (i cili më pastaj e mori nofkën, Xajë Kosova) e që komandohej nga Agim Ramadani. Vlen të theksohet se, kjo njësi i ka raportuar vetëm komandantit, Agim Ramadani. Në mungesë të tij, i ka raportuar Rrustem Berishës e askujt tjetër. Koordinimin e ka bërë me komandantin Sali Çekajn si dhe me komandantët tjerë në terren”, shkruan Vllasi në Faebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Komandant “Cobra” tregon se është e vetmja kjo njësi që ka depërtuar në thëllësinë më të madhe të forcave ushtarake të armikut dhe u ka shkaktuar humbjet më të mëdha në njerëz ushtrisë serbe.

Shkrimi i plotë:

Komandantët e mbijetuar, që janë ende gjallë, deri më tash, të cilët nuk e dëshmojnë të vërtetën e njësitit “COBRAT” dhe rolin që e ka pasur gjatë luftës, është dobësi dhe ligësi njerëzore. Heshtja apo mosthënia e të vërtetës nga pjesëmarrësit, veçmas të atyre që kanë qenë në strukturat komanduese, e zbehë vlerën dhe rëndësinë e betejave të zhvilluara në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Ata që mundohen ta heshtin të vërtetën e sidomos ata që përpiqen ta shtrembërojnë, qoftë me vetëdije apo për ndonjë shkak a arsye që kurrë nuk mund të justifikohet, i humbasin vlerat dhe kontributet individuale të kësaj kohe të lavdishme.

Ata që e dinë të vërtetën, e dinë fare mirë se, njësiti “COBRAT” ka pasur detyra speciale për mbledhjen e informacioneve, zbulimin e pozicioneve, objekteve dhe formacioneve të armikut në brendi të territorit të Kosovës, i cili ka qenë përkohësisht i okupuar nga forcat ushtarake- policore dhe strukturave paramilitare serbe.

Fillimisht, ky njësit para se të vija unë (Naser Vllasi) ka qenë i udhëhequr nga Xajë Çela (i cili më pastaj e mori nofkën, Xajë Kosova) e që komandohej nga Agim Ramadani. Vlen të theksohet se, kjo njësi i ka raportuar vetëm komandantit, Agim Ramadani. Në mungesë të tij, i ka raportuar Rrustem Berishës e askujt tjetër. Koordinimin e ka bërë me komandantin Sali Çekajn si dhe me komandantët tjerë në terren.

Atë çka është dashur të prezantoj dhe dëshmoj komandanti Rrustem Berisha për Brigadën “Agim Ramadani”, sipas meje nuk është objektive; sepse Beteja e Koshares nuk është pasqyruar drejt dhe plotësisht. Këtë e argumentoj duke i pasur parasysh shumë fakte, ku nuk janë marrë të dhënat konkrete, pra duke filluar nga përpilimi i planit operativ për thyerjen e kufirit, vëzhgimit, prezantimit të strukturës komanduese, etj.

Qëllimi im është që mos të mbesin zbrastësira, mangësira, me një fjalë pasqyrim jo i tërësishëm i ngjarjeve që e karakterizojnë Betejën e Lavdishme të Koshares.

Deri më tash nuk është përmendur askund, se e vetmja njësi është “COBRAT”, që ka depërtuar në thellësinē mē të madhe të forcave ushtarake të armikut. Njësiti ynë i ka shkaktuar humbjet më të mëdha në njerëz ushtrijes Serbe, por mbi të gjitha panik dhe çrregullim.

Jo në pak raste kanë dalë në skenë përmes shkrimeve të ndryshme, edhe aso njerëz që për së gjalli nuk e kanë takuar, heroin Agim Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat