Partia Demokratike e Kosovës po vlerëson se karantinimi i qytetarëve në Kosovë është duke u bërë në mënyrë abuzive.
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Valdete Idrizi në një konferencë për medie tha se menaxhimi i karantinës në Qendrën e Studentë ka dështuar rëndë.
“Menaxhimi i karantinës në Qendrën Studentore kanë dështuar rëndë. Po ka trajtime selektive dhe të pabarabarta”, tha ajo.
Deputetja i paraqiti edhe disa të dhëna, sipas saj ka pasur privilegje te personat e caktuar. Për këtë bëri thirrje prokurorisë që të hetojë këto raste.