Pacolli nga Zvicrra: Do të kthehem në Kosovë ta votoj qeverinë e re

Aktuale

Pacolli nga Zvicrra: Do të kthehem në Kosovë ta votoj qeverinë e re

Më: 6 maj 2020 Në ora: 20:28
Behxhet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se do të kthehet prapë në Kosovë për ta votuar qeverinë e re.

Nga shtëpia e tij në Zvicërr, në një intervistë për Euroneës Albania, Pacolli tha se do të rikthehet në Kosovë nëse Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë LDK-së që ta formojë Qeverinë.

“Unë jam deputet dhe pa marrë parasysh kërcënimet që mi bëjnë, e keni pa edhe kërcënimin e Sveclës që nëse shkoj në Kuvend do të më arrestojnë, por unë do të shkoj [të votojë qeverinë] për arsye që është obligim i imi ngase jam deputet i zgjedhur nga qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Por, edhe pse pohoj se do t’i jap votën Qeverisë se LDK-së me partner, tha nuk do të jetë pjesë e koalicionit me ta.

I pyetur nëse ka kërkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe nëse kjo është arsyeja pse nuk ëahtë marr vesh me Isa Mustafën, ai e mohoi këtë duke shtuar që ka mundur të zgjedhë, por vendimi i tij ëahtë që mos të bëhet pjesë e kësaj Qeverie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat