Rrëfimi i Ramush Haradinajt për rënien e vëllaut dëshmor — Luan Haradinajt

Aktuale

Rrëfimi i Ramush Haradinajt për rënien e vëllaut dëshmor — Luan Haradinajt

Më: 6 maj 2020 Në ora: 21:07

Janë bërë 23 vjet nga rënia e Luan Haradinajt.  Ai u vra në kufirin mes dy shteteve – rrugës nga Shqipëria në Kosovë.

Ishte 6 maj i vitit 1997.

Nata sapo kishte nisur të binte.

Kohë ideale që grupi i Luan Haradinajt të niset nga Shqipëria në Kosovë.

Por rruga e Luanit, u ndal pikërisht këtu në vendin ku ndaheshin me kufi dy vendet shqiptare; Kosovë e Shqipëri.

Serbët, i kishin rënë në gjurmë grupit që po hynte në Kosovë dhe aty vranë Luanin.

Në 23 vjetorin e vdekjes, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllain e tij hero përmes këngës kushtuar atij nga dy heronjtë.

Të mëvonshëm të luftës së UCK-së; Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi.

Në këtë postim Ramush Haradinaj ka uruar nënën e tij Rukë e cila ka ditëlindjen, në ditën kur shënohet edhe rënia e djalit të saj.

Këtë ditë, kur në familjen Haradinaj, do duhet të festonte, Ramush Haradinaj, kishte përjetimin më të rendë.

E në një rrëfim të tij në librin, “Rrëfimi për luftën dhe Lirinë”, i autorit Bardh Hamza, Haradinaj përshkruan momentin kur është afruar tek trupi i vëllait të vdekur.

Dhe ashtu të vdekur, Ramush Haradinaj e mbajti për katër orë mbi supe vëllaun e tij derisa e dërguan në fshatin Vlanë, aty ku ishte varrosur.

Tash trupi i heroit pushon tek varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, aty ku për cdo ditë të rëndësishme dhe përvjetor, qytetarë të shumtë i bëjnë nderime.

Shpesh tek varri i shkon edhe nipi i tij, Luani i cili pos emrit ka trashëguar edhe shumë cka tjetër nga axha i tij hero.

Luani, djali i Shkëlzen Haradinaj, tashmë është i rreshtuar dhe betuar si ushtar i Ushtrisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat