Ymeri për largimin nga Vetëvendosje: Një vendim që më bën të jem i kënaqur

Aktuale

Ymeri për largimin nga Vetëvendosje: Një vendim që më bën të jem i kënaqur

Më: 6 maj 2020 Në ora: 22:41
Visar Ymeri

Ish-deputeti PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri thotë se me Vetëvendosjen nuk përshtatet konceptualisht edhe sa i përket krizës.

Ymeri ka thënë se janë disa gjëra që në politikë nuk duhet bërë kompromise.

“Me largimin nga Vetëvendosje nuk mund të them se krenohem por është një vendim në jetën time për të cilin jam i kënaqur. Për mua konceptet politike dhe besimi në to janë më të rëndësishme se pozita personale”, tha ai.

Ish-deputeti PSD-së thotë se Vetëvendosje e tanishme sot ka ndryshuar konceptet politike që ka pasur në fillimet e saja.

“Nuk do të thotë se është ndryshe për shkak të largimit tonë, por nuk u ka qëndruar besnike koncepteve”, tha Ymeri në RTV Dukagjin.

Ymeri thotë se asgjë personale nuk ka me Albin Kurtit pos se nuk pajtohet me konceptet politike.

Ai thotë se Vetëvendosje nuk ka koncepte progresiste por konservatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat