Paralajmëron Luljeta Aliu: Në Kosovë do të ketë trazira

Aktuale

Paralajmëron Luljeta Aliu: Në Kosovë do të ketë trazira

Më: 6 maj 2020 Në ora: 22:52
Luljeta Aliu

Njohësja e çështjeve politike, Luljeta Aliu, ka paralajmëruar trazira në Kosovë, nëse nuk shkohet në zgjedhje dhe formohet qeveria e re, pa Lëvizjen Vetëvendosje.

Në emisionin Pressing, Aliu ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta e vendit dhe të shkohet në zgjedhje, dhe mos të tentohet të formohet një qeveri, e cila sipas saj, nuk do të ketë legjitimitet politik.

“Do të ketë trazira në Kosovë, nëse vendi nuk shkon në zgjedhje. Njerëzit herdokur kur do të kenë mundësi të dalin në rrugë, do të protestojnë. Nuk mund të vidhet pushteti në këtë mënyrë. Duhet të shkohet në zgjedhje dhe mos të tentohet të formohet një qeveri e cila nuk do të kishte legjitimitet”, ka thënë Aliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat