Tahiri: Kurti po krijon ambient të pasigurt, jeta e qytetarit po del të jetë jo e rëndësishme për të

Aktuale

Tahiri: Kurti po krijon ambient të pasigurt, jeta e qytetarit po del të jetë jo e rëndësishme për të

Më: 6 maj 2020 Në ora: 23:41
Abelard Tahiri

Abelard Tahiri nga PDK’ja ka komentuar menaxhimin e situatës së pandemisë, ku sic thotë ai ndahet në dy pjese, pjesa e mirë e menaxhimit është ajo në QKUK, dhe pjesë e dështimit është ajo pjesa e politikës, siç është karantimi dhe pjesa e testimeve.

Ai në Interaktiv thotë se për vdekjen tragjike është dashur të jep dorëheqje Vitia.

Ai thotë se Kurti po krijon ambient të pasigurt për qytetarët duke përmendur rastin e fundit të vdekjes së të riut nga Gjilani

“Unë këtë çështjen  menaxhimin e pandemisë e kisha nda në dy pjesë, ajo nga institut ku edhe po shihet angazhimi i tyre dhe numëri i të shëruarave, sa i përket angazhimit të politikës ka qenë një dështim më  madh, këtë e pasqyron më së miri karantina dhe testimet, dështimet që i kemi parë, dhe  kemi paralajmëruar që do të na qojë drejt një kauze. E patëm rastin e fundit një i ri humbi jetën si pasojë e neglizhencës së tyre. Ajo që më së paku që duhet të ndodhte është që të jepte dorëheqje Vitia si pasojë e mos menaxhimit të mirë qeverisja Kurti duke krijuar një ambient në vendin tonë jeta e qytetarit nuk del edhe shumë e rëndësishme, sepse po shkel të drejtat themelore të qytetarëve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat