Këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli ka kujtuar një deklaratë të Behgjet Pacollit, i cili i kishte dalë në mbrojtje publikisht Albin Kurtit kur disa nga bashkëpartiakët e Kurtit atëherë e të dalur pastaj në PSD e kishin sulmuar ashpër liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kur z. Behgjet Pacolli i dilte në mbrojte z. Albin Kurti, bashkpartiakët e tij ishin duke e sulmuar. Të cilët pastaj formuan PSD-në. Këtë po e harrojnë sot aktivistët e flaktë të VV-së, të cilët vazhdimisht sot e sulmojmë”, shkruan Murseli në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.
Ai thotë se ka edhe postime të tjera kur z. Pacolli i dilte në përkrahje.
“Ps: Unë jam edhe autor i fotografisë, dhe kam qenë pjesëmarrës në takimin Pacolli-Kurti, kur z. Kurti kërkonte bashkëpunim me të”, shkruan tutje ai.
Ndërsa, në postimin e Pacollit kur mbronte Kurti, shkruante se Albini nuk është kriminel, e kjo kishte ndodhur kur ai ishte arrestuar pas protestave të cilat i bënte kundër Qeverisë.
“Albin Kurti është i burgosur për diçka që ai e bëri plotësisht të hapur. Për diçka që ai bëri brenda parlamentit, dhe kjo ishte vetëm politike. Unë mendoj që drejtësia duhet të përqëndrohet me teper në kriminelët e vërtetë. Albini nuk është kriminel. Në vendet evropiane, ai sot do të ishte i lirë. Mos të harrojmë se ka grua dhe fëmijë!”, shkruante Behgjet Pacolli.