Blerta Deliu: Kërkim falja dhe shkarkimi i këshilltarit të ri të Kurtit nuk mjafton, ja çka duhet të bëjë ai

Aktuale

Blerta Deliu: Kërkim falja dhe shkarkimi i këshilltarit të ri të Kurtit nuk mjafton, ja çka duhet të bëjë ai

Nga: A.Zh Më: 7 maj 2020 Në ora: 16:30
Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu, ka thënë se Shkëlzen Gashi, u zëvendësua me Cvetko Veljkoviq si këshilltar në kabinetin kryeministror të Albin Kurtit.

Ajo ka thënë se kërkim falja dhe shkarkimi i Veljkoviqit nuk mjafton, pasi sipas saj, Qeveria duhet të shkojë sa më parë në shtëpi, përcjell Bota sot.

Deputetja e PDK-së ka akuzuar Kurtin se po fsheh me qëllim qëndrimet kundër Kosovës të këshilltarit të sapoemëruar.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Deklaratat e Shkelzen Gashit si këshilltar i Albin Kurtit kundër UÇK-së u menduan se ishin shkarje momentale e një individi. Madje shkarkimi i tij i shpejt u arsyetua si qëndrim personal por jo i qeverisë dhe shefit të tij të shkarkuar, Albin Kurti.

Por, nuk kaloi java nga provokim i rëndë për qindra mijëra qytetarë, veteranë, viktimave civile e familjarë të dëshmorëve të UÇK-së, që të shokohemi nga një tjetër veprim skandaloz i kësaj qeverie. Pa fije turpi, për këshilltar politik të kryeministrit u emërua një njeri që ka simpati për kriminelin e luftës, Ratko Mladiq dhe është kundër pavarësisë së Kosovës. Në fotografinë e të parit të qeverisë me këshilltarin serb, Cvetko Veljkoviq, ai shpreh lumturinë për emërimin e tij por nuk e thotë asnjë fjalë të së kaluarës së tij. Kurti fsheh me qëllim qëndrimet kundër Kosovës të këshilltarit të sapoemëruar.

Sjellje të tilla janë vazhdim i një mendësie anti kombëtare e pro serbe që po e dëmton çdo ditë Kosovën; që punon kundër UÇK-së dhe bën argatin e Serbisë. Sepse Gashi u zëvendësua nga Veljkoviq në kabinetin kryeministror. Kërkim falja dhe shkarkimi i këshilltarit të radhës nuk mjaftojnë. Kjo qeveri duhet sa më parë të shkoj në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat