​Shembja e rrugës, nga MIA thonë se nesër dalin në vendngjarje

Aktuale

​Shembja e rrugës, nga MIA thonë se nesër dalin në vendngjarje

Më: 7 maj 2020 Në ora: 16:51
Foto

Ministria e Infrastrukturës nesër del në vendin ku është shembur rruga

Një rrugë është shembur sot në magjistralen Prishtinë-Gjakovë por qarkullimi në rrugën kryesore nuk është penguar ani pse shembja ka qenë e madhe.

Ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës pritet të dalin nesër tek “Kodra e Becit” ku edhe ka ndodhur shembja sot.

Drejtori i Menaxhimit të Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, Malë Lokaj ka bërë të ditur për KosovaPress se shembja është e madhe por trafiku në ketë pjesë ka qarkulluar pa pengesa.

"Na ka ndodhur shembje, jemi të informuar, dhe kemi plan nesër që me dal një ekip edhe me i vizitua në vendin e ngjarjes. Shembja është e madhe, është një bypass, ndërsa na është thënë që trafiku nuk ka pasur pengesa, jo me komoditetin e duhur, por qarkullon trafiku. Nesër do të jemi në vendin e ngjarjes nga Ministria dhe do të shohim konkretisht se si qëndron situata atje, dhe do flasim për hapat".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat