Bajqinovci për mediat që po shpifin për VV-në: Nuk ja dilni dot. Lëvizja më e fortë se kurrë

Aktuale

Bajqinovci për mediat që po shpifin për VV-në: Nuk ja dilni dot. Lëvizja më e fortë se kurrë

Nga: D.RR Më: 7 maj 2020 Në ora: 20:18
Glauk Konjufca, Mefail Bajqinovci dhe Albin Kurti

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se disa media në vend po bëjnë propagandë kundër Lëvizjes Vetëvendosje, për ta ndalur rritjen e saj.

Ai thotë se me gjithë këtë arsenal sulmesh me të pavërteta nga të gjitha këto partitë e vjetra, përsëri s'ka të ndalur përkrahja e popullit për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne nuk i kemi vjedhur, as tradhëtuar e as gënjyer. Ata po, për njëzet vjet me radhë”, thotë ai.

Postimi i plotë:

Me gjithë këtë arsenal sulmesh me të pavërteta nga të gjitha këto partitë e vjetra, e përsëri s'ka të ndalur përkrahja e popullit për Lëvizjen Vetëvendosje. Me gjithë rreshtimin e disa mediave (sigurisht, asnjëherë të gjitha mediat), në përhapje të lajmeve të rreme në drejtim të Qeverisë Kurti e LVV'së, e përsëri populli i Kosovës nuk po hamendet por po e zgjeron çdo ditë e më shumë përkrahjen për ne.

Ne nuk i kemi vjedhur, as tradhëtuar e as gënjyer. Ata po, për njëzet vjet me radhë.

Tani, pasi dështuan njëherë para dy vite e gjysmë, shpresojnë që rritjen e madhe të VETËVENDOSJES, ta ndalojnë me përhapje të lajmeve të rreme për kinëse përçarje të brendshme.

Është e qartë, u kanë dështuar të gjitha mjetet tjera. Kanë shpenzuar shumë dhe u ka mbetur që me dëshpërim të provojnë edhe këtë kartë.

E po edhe kjo është kot. Jemi bashkë, të motivuar e koherent për të shty përpara vullnetin e popullit për ndryshim të thellë në qeverisje, për drejtësi, për mirëqenie, për shëndetësi, për siguri e për edukim për të gjithë, pa dallim, pa korrupsion, pa nepotizëm, pa dallavere, me përkushtim, me mobilizim të dijes, me dashni për vendin e për popullin tonë të mrekullueshëm.

Nuk ja dilni dot. Lëvizja më e fortë se kurr e gjithnjë e më fortë, e më e bashkuar se kurr më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat