Infektologu Valbon Krasniqi jep lajmin e shumë pritur

Aktuale

Infektologu Valbon Krasniqi jep lajmin e shumë pritur

Më: 7 maj 2020 Në ora: 21:47
Valbon Krasniqi

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se Kosova po e fiton përballjen me koronavirusin, pas tetë javësh betejë.

Ai ka thënë se në Klinikën Infektive ndodhen të shtrirë vetëm 12 pacientë, tre prej të cilëve janë shëruar, e që i bie se të infektuar që po trajtohen aty janë vetëm 9.

Këtë status Krasniqi e ka bërë, pasi Kosova shënoi sot vetëm një rast me koronavirus, trend ky që po vazhdon për ditë me radhë.

Njoftimi i plotë:

Fillon numërimi drejt ZERO-s

Sonte në klinikë me 12 pacientë. Shërohen 3 prej tyre,
Nga nesër me numër njëshifror të pacientëve në klinikë (vetëm 9 )

Saktēsisht, sot pas 8 javësh betejë me koronavirusin, fillon numërimi drejt ZERO-S.
Po përjetojmë me gëzim rezultatet e durimit të qytetarëve dhe punës profesionale të gjithë personelit shëndetësorë
Falemnderit qytetarë për durimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat