Këshilltari i Pacollit: Sveçla nxiti militantët e VV-së duke bërë kërcënime me jetë

Aktuale

Këshilltari i Pacollit: Sveçla nxiti militantët e VV-së duke bërë kërcënime me jetë

Më: 7 maj 2020 Në ora: 23:21
Jetlir Zyberaj

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit, në një postim të bërë në Facebook, ka thënë se mirëpret deklaratën e u.d të ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla për kërcënimet ndaj shefit të tij, por që ai thotë se ministri s’është përgjegjës për drejtimin e hetimeve.

Ky është postimi i plotë:

Unë mirëpres deklaratën e Ministrit Sveqla për hetime për kërcënimet e bëra kundër z.Pacolli dhe familjes së tij, megjithëse në një sistem demokratik Ministri nuk është përgjegjës për drejtimin e hetimeve por vetë Policia dhe Prokuroria.


Hetimi për kërcënimin dhe arrestimin e një deputeti të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, në këtë rast z. Pacolli duhet të fillojë duke marrë në pyetje saktësisht zotin Sveqla dhe hetuar deklaratat e tij të bëra javën e kaluar si arsyeja motivuese për nxitjen e valës së kërcënimeve.

Deklaratat e tij u bënë shkaku dhe motivimi për militantët e tyre duke bërë kërcënime me jetë nga njerëzit me mendësi fashiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat