Italianët shpresojnë se do të hiqen vizat për Kosovën

Aktuale

Italianët shpresojnë se do të hiqen vizat për Kosovën

Më: 8 maj 2020 Në ora: 14:14
Nicola Orlando dhe Albin Kurti

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka thënë se shpreson që liberalizimi i vizave për kosovarët do të bëhet shpejt realitet.

Ambasadori Italian ka shkruar në Twitter se Kryeministri Italian, Giuseppe Conte në Samitin e Zagrebit që u mbajt të mërkurën u ka bërë thirrje BE’së që të tregojnë lidership politik për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne shpresojmë që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës së shpejti të bëhet realitet. Në Samitin e Zagrebit, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ripërsëriti “vizioni evropian duhet të drejtojë lidership politik në Ballkanin Perëndimor dhe në dialogun e ndërmjetësuar nga Përfaqësuesi Special I BE’së Miroslav Lajcak”, ka shkruar ambasadori i Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat