Besnik Bislimi reagon PSD’së që “i dha çmimin Nobel”: Ejani t’ju jap kontrata t’a ulim papunësinë

Aktuale

Besnik Bislimi reagon PSD’së që “i dha çmimin Nobel”: Ejani t’ju jap kontrata t’a ulim papunësinë

Më: 8 maj 2020 Në ora: 14:47
Ilustrim

Ministri në Detyrë i Financave, Besnik Bislimi i ka reaguar PSD’së që sot me anë të një aksioni i “ndanë” atij çmimin Nobel për Ekonomi.

Bislimi ka shkruar në Facebook se është i nderuar nga ky makro aksion derisa PSD’në e ka quajtur makro parti.

Ai ka thënë se PSD’së i bëhet padrejtësi e madhe duke ia zhvlerësuar aksionin.

“Për një parti të përmasave të PSD-së ky aksion kërkon angazhim maksimal dhe shtjerrje resursesh të kufizuara e veçanërisht në këtë periudhë pandemia. Andaj, edhe nëse partia është simbolike, aksioni i tyre nuk mund të quhet i tillë”, ka shkruar Bislimi.

Ministri në detyrë i Financave ka thënë se nëse PSD’ja vendos që t’i pajisë pjesmarrësit në aksion me kontrata, atëherë do të kontribuonin në ulje e papunësisë.

“Nëse PSD vendos që pjesëmarrësit në aksion t’i pajisë me kontrata njëvjeçare, mund të bëhen pjesë e masës 14 dhe të kontribuojnë edhe më tej në uljen e papunësisë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat